Google+

TË FUNDIT

Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.

Pse optimistët kanë shëndet më të mirë



Pse optimistët kanë shëndet më të mirë
25Optimizmi nuk mund të jetë i mbivlerësuar, sepse ekzistojnë një varg i tërë hulumtimesh që tregojnë që njerëzit e tillë kanë shëndet më të mirë.
Optimistët me qëndrimin e vet shpesh u shkojnë në nerva njerëzve rreth vetes, ndërsa ky optimizëm shpesh kuptohet gabimisht. Por, pavarësisht gjithçkaje hulumtimet kanë treguar që optimizmi shpaguhet, të paktën sa i përket shëndetit.
Hulumtimi i kryer në Harvard ka treguar që optimistët kanë shëndet më të mirë, sepse janë përcjellë studentë nga të njëzetat e hershme deri tek e pesëdhjeta dhe optimistët kanë qenë në gjendje shumë më të mirë. Pesimistët kanë zhvilluar herët probleme të zemrës dhe kanë pasur probleme me infeksione.
Shëndeti emocional po ashtu me të madhe varet nga pikëpamjet nga botës, dhe në një hulumtim ka konkluduar që optimizmi e shëron depresionin në mënyrë më efikase se çfarëdo ilaçi.
Optimistët shumë më mirë përballen me stres dhe e largojnë më lehtë se realistët dhe pesimistët, çka automatikisht ua redukton rrezikun për një varg të tërë të sëmundjeve të cilat janë pasojë e stresit. Përveç kësaj, qëndrimi i tillë u mundëson zgjedhje më të lehtë të problemeve, sepse stresi nuk ka efekt aq të madh në të menduarit e tyre.
Në fund është dëshmuar që optimistët jetojnë më gjatë dhe më lehtë përballen me karcinoma të rrezikshme, shpesh mbijetojnë pikërisht për shkak të këtij qëndrimi dhe pasi që ushtrojnë në mënyrë të rregullt, gjithmonë janë në formën më të mirë se të tjerët.
Prandaj, kur hasni një optimist, lëreni t’ju infektojë me qëndrimin e vet.

Femra, ja si ti lyeni sytë për dy sekonda



Femra, ja si ti lyeni sytë për dy sekonda
Jan 14th 2013, 19:46

7Femrave që janë gjithmonë në nxitim, apo për ato që vonohen përherë në takime, alboboserver u sugjeron një metodë mjaft interesante për makijazh.Kështu në vend që të harxhojnë kohën duke lyer sytë, ato mund të përdorin makijazh ngjitës, si në fotografitë e mëposhtme, duke siguruar një makijazh profesionist, i cili as nuk prishet e as nuk fshihet gabimisht.Shikoni fotografitë e mëposhtme dhe do të habiteni edhe vetë nga rezultati perfekt :
2 1

Domethënia e ngjyrës së syve


Domethënia e ngjyrës së syve


5Sytë dyngjyrësh: Janë sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të veçanta zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari.
Sytë gështenjë: Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t'i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për veten.
Sytë e kaltër: Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.
Sytë e gjelbër: Shumica e njerëzve me sy të gjelbër, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurojnë të bëhen mjaft agresivë.
Sytë e zinj: Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.
Sytë kafe: Sytë kafe janë mjaft ekspresivë dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë.


Gënjeshtrat për meshkujt në të cilat femrat besojnë


Gënjeshtrat për meshkujt në të cilat femrat besojnë


19Disa mendime për meshkujt, kur kemi të bëjmë rreth marrëdhënies së tyre me gjininë e bukur, aq shumë janë personalizuar, e në – fakt nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kështu meshkujt kanë vendosur të flasin dhe t’i shkatërrojnë pesë mitet më të mëdha që kanë të bëjnë me ta, në të cilat edhe sot e kësaj dite besojnë femrat.
Cilat janë të pavërtetat që kanë të bëjnë me meshkujt, e që për fat të keq për shumicën e femrave edhe sot e kësaj dite janë të besueshme.
Nuk do t'ju respektojnë nëse në takimin e parë flini me të
E vërteta është krejt e thjeshtë dhe krejt ndryshe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me takimin e parë, apo me atë të njëqindtë. Seksi, përkatësisht shtyrja e tij nuk ndikon në të nëse do të ju respektojë mashkulli, apo jo. Nëse ju sillni mendime të tilla për veten tuaj, çfarë do të mendojnë të tjerët për ju atëherë? Kjo nuk është diçka që do ta dëshironit. Do të mund të pikëlloheshit.
Meshkujt e pëlqejnë gjuetinë
Është saktë se meshkujt pëlqejnë të jenë gjuetarë, sepse një gjë e tillë edhe pritet nga ata. Për gjininë e fortë nuk ka situatë më stresuese se kur duhet t’i afrohen femrës, duke marrë parasysh poshtërimet dhe refuzimet që mund t’i bëhen. Prandaj, femra, ndaloni të jini preja dhe lirisht mund të shndërroheni në gjuetarë. Për djemtë, ky do të jetë një lehtësim.
Mashkulli mund të jetë mik me një femër pa dëshirën për të bërë seks me të
Një nga debatet më të shpeshta është pikërisht ky. A është e mundur shoqëria mashkull-femër pa pasion? Përgjigjja është: shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Meshkujt e kanë të vështirë ta ndajnë pasionin dhe shoqërinë. Tërheqja mendore dhe ajo fizike gjithsesi ndikojnë në mënyrën e tyre të të menduarit, por një gjë të tillë ata kurrë nuk do të jua pranojnë. Mirëpo, mos u brengosni, sepse kjo nuk do të thotë se do ta bëjnë një gjë të tillë.
Mashkujt i pëlqejnë befasinë
Edhe pse një dekolte e thellë, një fustan i shkurtër, peshqiri i lidhur për bel pas dushit gjithsesi se mund ta zgjojnë imagjinatën mashkullore, prapëseprapë ata i pëlqejnë gjërat konkrete. Trupi i femrës vlen ar, nëse dëshironi ta befasoni, mos u fshihni nën rrobat tuaja, por dhuron i 100% të vetes tuaj, pa rroba.
Meshkujt kanë frikë nga femrat e pavarura
Kjo e pavërtetë sidomos nuk vlen për meshkujt më të rinj se 40 vjeç. Ata pëlqejnë të shoqërohen, njihen, punojnë dhe të jenë në lidhje me femrat e forta dhe të pavarura. Një partner me vetëbesim do të jetë krenar në partneren e tij të fortë e të pavarur dhe kurrë nuk do të mendojë se po e humb burrërinë.


Meshkujt “çorientohen” nga minifundet dhe pantallonat e ngushta


Meshkujt "çorientohen" nga minifundet dhe pantallonat e ngushta
Jan 15th 2013, 10:04

17Një hulumtim i realizuar së fundmi ka treguar se meshkujt "nuk dëshirojnë" që femrat të shfaqen në zyrë me pantallona të ngushta, funde të shkurtër dhe dekolte të thella, sepse u pengojnë në punë.
Anketa e realizuar në Britani të Madhe ka treguar se së paku një e treta e meshkujve nuk duan që femrat të shfaqen në punë me veshje provokuese.
Rreth 32 për qind e meshkujve i konsiderojnë pantallonat e ngushta si problem për përqendrimin e tyre në obligimet që kërkon puna, ndërsa 30 për qind e tyre kanë thënë se duhet të ndalohen pantallonat me mostër leopardi.
Bluzat e tejdukshme u pengojnë në punë 27 për qind të meshkujve, fundet e shkurtër 24 për qind prej tyre, ndërsa bluzat me dekolte të thella u pengojnë 22 për qind të meshkujve.
Ndërkaq, edhe vet femrat janë kundër veshjeve provokuese. 67 për qind e tyre kanë thënë se pantallonat e shkurtra duhet të ndalohen në punë, ndërsa 52 për qind mendojnë se minifundet nuk lënë përshtypje të profesionalizmit.


Shpallen “Personazhet e 2012-ës”, që nga politika, arti, biznesi… (FOTO)



Shpallen "Personazhet e 2012-ës", që nga politika, arti, biznesi… (FOTO)
Jan 15th 2013, 23:55

Dikush ka këmbëngulur. Një tjetër ka bërë diferencën me kolegët, ka spikatur mes të ngjashmëve, është shpallur kampion apo ka sjellë një punë interesante
Cilët janë njerëzit e vitit sipas revistës Klan.
Edhe për individët më objektivë dhe më pak bestytë, 2012-ta nisi me një drojë mbase të strukur në thellësi të trurit, se mos largqoftë profecia e kalendarit Maja bënte vaki e realizohej në fund të vitit. Sepse në raste të tilla, shkenca provon se psikologjia e turmës dhe paniku, ndodh që mbizotëron ndaj racionalitetit individual. Por asgjë nuk ndodhi, dhe për fat të mirë shumica dërrmuese e njerëzve vazhduan normalisht (ose anormalisht) jetën e tyre.
Dhe e vërtetuan këtë katërcipërisht shqiptarët, tek të cilët psikologjia e turmës kësaj here veproi për mirë, me tubimet dhe festimet masive për 100 vjetorin e Pavarësisë, pavarësisht ndonjë teprimi. E në këtë vit kaq aktiv, nuk munguan njerëzit që spikatën, qoftë nën reflektorët e publicitetit dhe mediave, qoftë jashtë tyre. Përzgjedhja e revistës për 10 personazhet e vitit që kaloi, nuk kishte parasysh vetëm kriterin disi naiv të "më të mirëve", dhe kjo jo sepse e mira s'ka fund. Padyshim ata kanë qenë aktivë edhe në vitet e mëparshme, do të jenë edhe më pas. Por për 2012-ën, në gjykimin tonë ata kanë patur një lloj kulmimi të veprimtarisë, njëfarë mbizotërimi të tillë ndaj të ngjashmëve, nga nevoja apo dëshira, saqë kanë rënë dukshëm në sy. Shpresojmë që lexuesit të bien dakord me klasifikimet tona për njerëzit e spikatur të politikës, shoqërisë civile, muzikës, biznesit, kulturës, gazetarisë, pushtetit lokal, hapësirës ndërshqiptare, sportit, medias elektronike.
Politikë 
Kreshnik Spahiu
Ky që lamë pas, ishte një vit që politikisht mban vulën e Kreshnik Spahiut. Ish drejtuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, i cili në pranverën e 2005-ës rrëzonte me çekan një mur simbolik korrupsioni në një protestë kundër qeverisë Nano, do të bëhej më pas nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e akoma më pas, do të akuzohej nga po ajo maxhorancë që e mbështeti për këtë post, për korrupsion me emërimet në drejtësi. Por ndërsa akuzat venë e vijnë, Spahiu e kishte shtruar terrenin për lëvizjen Aleanca Kuqezi, tashmë një formacion politik që po spikat në terrenin shqiptar, me retorikën patriotiko-nacionaliste të gërshetuar me frymën antikorrupsion. Gjithsesi, deri më tani kryetemat e AK-së janë flamuri, bashkimi kombëtar, grekët dhe serbët, ndërsa disa sondazhe apo anketime gjithsesi të paverifikueshme, e nxjerrin Aleancën si forcë e tretë politike. Në dilemën dhe habinë për ngritjen kaq të shpejtë të kësaj force, në skepticizmin nëse mbështetja për kuqezinjtë është virtuale apo realisht kjo lëvizje do të shndërrohet në vota konkrete dhe vende në parlament, të gjithë presin – edhe mediat sigurisht- testin e vërtetë politik të këtij viti, zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013.
Muzikë 
Elvana Gjata 
Është një lëmë i gjerë dhe brenda tij gjallojnë disa kategori. Por nëse në sferën e muzikës klasike, suksesi ndërkombëtar i personaliteteve si Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu etj, është konfirmuar tashmë, menduam të përqëndrohemi tek muzika e lehtë shqiptare. Emrat nuk mungojnë; fjala vjen, Argjentina Ramosaj ka shkëlqyer këtë vit, duke hyrë bindshëm në tregun muzikor. Edhe disa prurje të tjera kanë lënë padyshim gjurmë. Por përfundimisht vogëlushja e dikurshme e talentuar e muzikës së lehtë, Elvana Gjata, është shndërruar në një divë të pakundërshtueshme. Karriera e Elvanës ka pasur këto vite një kurbë të pandërprerë ngritjeje, për të kulmuar në një 2012 vërtet bombastik për të. Ndërsa këngëtarja njofton për një album tjetër me këngë të reja që është duke u punuar, ajo nuk ka rreshtur së shituri, e së dhëni koncerte të suksesshme jo vetëm në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por edhe në Gjermani, Zvicër, Itali apo Shtetet e Bashkuara. Dhe për të vërtetuar se fama dhe talenti i saj nuk janë një produkt fantazmë, siç bën vaki me shumë kolegë të saj, vijnë çmimet e rrëmbyera shtatorin e kaluar, në Balkanika Music Aëards, ku kënga "Afër dhe larg" u vlerësua si kënga më e mirë shqiptare, ndërsa videoklipi i të njëjtën këngë u shpall më i miri i Ballkanit. Si qershia mbi tortë, erdhi këtë vit edhe çmimi i parë për Elvanën në "Dancing ëith the stars", ndërkohë që 2013-ta paralajmërohet akoma më e fuqishme.
Shoqëria civile 
Zamira Durda
Rasti i kësaj gruaje nuk është biografia e zakonshme e një aktivisti të shoqërisë civile, që drejton apo merr pjesë në një shoqatë dhe aktivizohet për të drejtat e atyre që nuk kanë zë. Sepse tragjedia personale e shndërroi atë në një kryeaktiviste. Humbi vogëlushin e saj në shpërthimin e Gërdecit, dhe që nga ajo ditët e zezë këtu e gati pesë vjet më parë, nga grua u shndërrua në burrneshë. Sa për vitin që lamë pas, ka qenë një vit i errët në aspektin e protestës civile. Ish i përndjekuri politik Lirak Bejko i vuri flakën vetes në grevën e urisë; e ndjera Tushe Osmani po ashtu u vetëvra pasi nga Gërdeci e këtej, tragjedia nuk iu nda familjes së saj.
Por ja që Zamira Durda ka zgjedhur jetën, dhe luftën. E pranishme dhe e zëshme në çdo seancë gjyqësore, në çdo protestë, në prononcime mediatike, madje edhe për logo të njohura ndërkombëtare si Asoshiejtid Pres, ajo vazhdon të ngrejë zërin edhe pse para syve të saj, seancat e gjyqit të Gërdecit dhe amnistitë qeveritare ua kanë bjerrur shpresat familjarëve të viktimave, për një gjykim të drejtë dhe vënie të drejtësisë në vend.
Pushteti lokal 
Shpëtim Gjika 
2012-ta ishte viti i Vlorës. Por edhe i debateve mbi dhe për Vlorën. Një vit më herët, Gjika rifitoi mandatin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet lokale 2011, dhe përpara e priste një jubile nga ata që vijnë një herë në 100 vjet. Siç e dimë, pika e rëndesës së festimeve të pavarësisë ishte moment debati në distancë mes kryeministrit të djathtë dhe kryebashkiakut të majtë e opozitës në tërësi. Por pesha e rëndë e Vlorës nuk mund të bartej gjetiu, qoftë dhe me urdhra qeverie. Dhe në 100 vjetorin e 28 nëntorit 1912, qyteti e mbajti bindshëm dhe dinjitet këtë peshë. E mbajti në organizim, në mikpritje, në festime dhe në përcjelljen e mesazhit të bashkimit, qoftë dhe pak orë apo ditë. Simbolika e Vlorës pati aq gravitet të fortë ato ditë, sa edhe kryeministri u josh ta mbante mbledhjen e radhës së qeverisë në këtë qytet, pasi nuk i rezistoi tundimit për të dalë në ballkonin e Ismail Qemal Vlorës. Por me apo pa ballkon, Shpëtim Gjika ka ankesa të forta për qeverinë dhe ndihmën e fondet e munguara për qytetin jo vetëm të pavarësisë, por edhe të turizmit bregdetar. Ndërsa debatet dhe akuzat reciproke padyshim do të vazhdojnë lidhur me ndërtimet në qytet, kanalizimet, gjelbërimin etj, ajo që është e sigurtë, mbetet fakti që në lëmin e kryebashkiakëve të këtij vendi, Gjika spikati për vitin që sapo kaloi.
Hapësira shqiptare 
Ramush Haradinaj 
Prokuroria e Karla del Pontes në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë, u shenjua nga një parim i çuditshëm, sipas të cilit edhe vrasësit, edhe ata që mbrohen për të mos u vrarë, janë njësoj të fajshëm; si ata që marrin armët në duar pasi u masakrohet një popull i tërë, edhe ata që kanë vënë në lëvizje një makineri të përbindshme ushtarake për të shfarosur një komb, duhet të dalin para drejtësisë. Por ky vit pa të shkërmoqej ky farë parimi. Lirimi i dy gjeneralëve kroatë nga Gjykata e Hagës dhe më pas, shpallja i pafajshëm e ish kryeministrit dhe komandantit të zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i dha më në fund udhë një ngërçi të pakuptimtë të disa aktorëve ndërkombëtarë, që donin si e si ta nxirrnin edhe Serbinë pak viktimë të kasaphanës që ndodhi në ish Jugosllavi. Rikthimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u prit me entuziazëm e festime në hapësirën shqiptare, dhe tani Haradinaj po përgatitet për t'u bërë sërish faktor aktiv në politikën e Prishtinës.
Gazetari 
Marin Mema 
Nuk është e thënë të jesh gazetar "i ndaluar", apo "provokator", për të bërë emër në profesion. Dhe në fakt, nuk është ky rasti me gazetarin e Top Channel-it, i cili prej kohësh me raportimet e tij në rubrikën "Shqipëria tjetër" ka sjellë me pamje dhe fjalë në vëmendje të publikut, pikërisht atë Shqipëri tjetër që tek e fundit, është Shqipëria e shumicës: E vuajtur, e margjinalizuar, e varfër, e harruar, e grabitur, e trafikuar. Gazetaria shqiptare ka dëshpërimisht nevojë jo thjesht për raportimin e terrenit, por edhe për zbërthimin e problematikës që ke prekur e ke parë vetë, për publikun e gjerë. Pa ngurruar të denoncosh fakte, emra, ngjarje. Një vlerësim sado modest, i këtyre profesionistëve, ka qenë në fokusin e revistës edhe në përzgjedhjet e kaluara të Fatos Baxhakut, Endri Xhafos etj, dhe në rastin e Marin Memës është pikërisht kështu. Le të shtojmë se ky vit, nga ana tjetër, shënoi një tjetër "incident" për Memën, pasi u shpall person i padëshiruar nga shteti grek që nuk e lejoi të kalojë kufirin për pushimet e verës, si individ i rrezikshëm. Arsyeja tashmë dihet: Reportazhet e gazetarit për Çamërinë dhe për fshatin e lindjes së Papa Kristo Negovanit.
Një ngjarje kjo që realisht, dëmin e vërtetë ja bën shtetit grek dhe jo Marin Memës.
Televizion 
Albanian Screen 
Nëse mund të flitet për një ekran televiziv që vitin e kaluar ka bërë një hop të dukshëm cilësor dhe ka shtuar ndjeshëm shikueshmërinë, shumë teleshikues do të binin dakord se ai është Albanian Screen, ish Alsat. E thënë me një frazë, me kalimin e pronësisë tek "Taçi group", televizioni kaloi nga struktura e mëparshme thellësisht informative, në formatin e një ekrani gjeneralist me programacion të larmishëm. Por kjo frazë "fsheh" investime të rëndësishme në logjistikë, staf dhe programe, si dhe ndryshime cilësisht të qëlluara nën menaxhimin e Anika Taçit. Sot, publiku shqiptar ka pikë referimi telenovelat dhe serialet si "Sulejmani i madhërishëm" apo "1001 netët", emisione si ai i Janusz Bugajskit, Aleksandër Furxhit, Endri Xhafos, Gerti Çarçanit etj, pa harruar pjesën tjetër të programacionit dhe edicionet e balancuara të lajmeve. Afërmendsh që për gazetarët, njerëzit e medias dhe të ekranit, një televizion i suksesshëm më shumë është padyshim lajm i mirë, ashtu si e kundërta do të ishte lajm i keq. Por përtej një grupi profesionistësh, akoma më i mirë është ky lajm për publikun dhe shikuesit.
Sport 
Ismail Keta 
Lindur në fshatin Koçaj të Bulqizës. Viti 1997 e gjen në Gjermani, kur fiziku dhe aftësitë bien në sy të njerëzve të duhur, dhe ai nis një stërvitje strikte në thai e kick boxing, duke vazhduar atë përgatitje fizike që në fshatin e lindjes, e kishte filluar me thaës rëre dhe shtanga hekuri të improvizuara. Kjo mini-biografi nuk përfshin titujt e shumtë brenda e jashtë Gjermanisë, por për Ismail Ketën le të përmendim faktin që sot është kampion bote në disiplinat marciale të përmendura më sipër, pas fitores ndaj hungarezit Jozef Diklaund. Me këtë rast, të sqarojmë edhe diçka: Garon për Gjermaninë, por nuk e ndan nga ringu flamurin shqiptar. Pas fitores së titullit pak javë më parë, ja një deklaratë kuptimplote e Ismail Ketës: Ja di për nder Gjermanisë që më bëri sportist, por ja di për nder Shqipërisë që më bëri njeri. Ai dhe vëllai Gjetan, boksier i njohur, kanë kryefjalë shqiptarinë. Së fundi, akademia e hapur në Tiranë prej tyre për thai dhe kick-boxing, premton të kultivojë talentet e shumtë shqiptarë në artet marciale.
Kulturë 
Roland Sejko 
Për gazetarinë dhe kulturën shqiptare në gadishullin e Apenineve, Roland Sejko është prej vitesh një pikë referimi. I vendosur në Itali që prej 1991-it, Sejko ka punuar për Institutin Luce, ka themeluar revistën dygjuhëshe "Bota Shqiptare" dhe ndër të tjera, ka kontribuar në zhanrin e dokumentarit. Pas filmit "Shqipëria, vendi përballë" të vitit 2008, këtë vit Sejko erdhi me dokumentarin "Anija" (La nave) me temë eksodin shqiptar të vitit 1991. Se çfarë suksesi pati ky dokumentar, i shfaqur edhe në edicionin e 13-të të Filmit Shqiptar, mjafton të përmendim se gazeta "Corriere della sera" i kushtoi një faqe të plotë, ndërsa filmi është konkurrent në festivalin prestigjioz të Torinos. Ndërkaq, shfaqja zyrtare e dokumentarit në Itali, është pritur jashtëzakonisht mirë nga kritika. Nga ana tjetër, duhet thënë se në fushën e kulturës, letërsisë, artit, vlejnë të përmenden pjesëmarrja dinjitoze e autorit Preç Zogaj në konkursin ballkanik të letërsisë, apo rikthimi poetik i Rudian Zekthit etj.
Biznes/ Telekomunikacion 
Genti Daci 
Rëndom, kur përmendet ky sektor, mendja të shkon tek gjigandët korporativë. Kështu, vitin që kaloi Vodafone Albania shënoi rritjen e numrit të pajtimtarëve në Vodafone Club, që u shndërrua në komunitetin celular numër një në vend. Operatori AMC ofroi shërbimin e ri të telefonisë fikse, ndërsa Eagle Mobile mori liçensën për ofrimin e shërbimeve 3G. Por ne kemi një personazh tjetër. Ata njerëz të fushës që e njohin, për ta thënë popullorçe, i heqin kapelen. Sepse pakkujt i shkonte dikur në mendje se një djalë i ri, inxhinier informatike, do të mbërrinte deri tek një produkt që sot e ka emrin Abcom. Kjo prurje krejt shqiptare me të cilën duhet të krenohemi, e nisi në vitet 90-të duke themeluar kompaninë internet provider me të njëjtin emër, që u bë lidere e fushës. Dora-dorës, nga liçensa rajonale Abcom mori atë të ISP-së kombëtare, dhe në çdo hap ka qenë aplikuese pionere e teknologjive të reja. E tillë ishte fibra optike në vitin 2005 dhe ofrimi i produkteve të fjalës së fundit, deri tek shtrirja me rrjetin e saj të pavarur të internetit, në mbi 70 përqind të territorit të vendit. Shumë detaje të këtij aktiviteti, do të ishin tejet teknike për lexuesin, por le të themi se pas një suksesi mbresëlënës, Abcom ndërroi pronësinë në vitin 2008, ndërsa Gent Daci mbetet drejtori i përgjithshëm. Aktualisht, nëse keni dëgjuar për ofertën 3 në 1, nuk është fjala për shampo, por për portofolin "televizion kabllor+ Internet+telefon" në një linjë të vetme.


Pse unaza mbahet në gishtin e katërt?



Pse unaza mbahet në gishtin e katërt?
Jan 16th 2013, 00:41

Një legjendë kineze ka arritur të shpjegojë në një mënyrë shumë bindëse.
Gishti i madh perfaqeson prinderit.Gishti tergues perfaqeson vellezerit,motrat dhe miqteGishti i mesëm përfaqëson veten tuaj.Gishti unazë (gishti i katërt) përfaqëson bashkëshortin/en tuaj. Gishti i vogël përfaqëson fëmijët tuaj. Tani bashkoni duart pëllëmbë me pëllëmbë , bashko gishtat e mesit në mënyrë të tillë që të jenë të drejtuar ndaj vetes suaj, siç tregohet dhe në foto dhe bashkoni normalisht dhe gishtat e tjerë.Tani përpiquni që gishtat e mëdhenj (prindërit) ti largoni nga njëri-tjetri në mënyrë paralele, do të vini re se këta gishta ndahen ,sepse prindërit tuaj nuk janë të destinuar të rrojnë me ju deri në vdekjen tuaj, bashkoni sërish gishtat.
E njëjta mënyrë dhe me gishtat tregues ( vëllezërit, motrat dhe miqtë) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse secili nga ata shkojnë në kërkim të fatit të tyre, bashkoni sërish gishtat.
Tani përpiquni që të ndani gishtat e vegjël (fëmijët) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse fëmijët rriten dhe kur janë në gjendje t'ia dalin të vetëm atëherë dhe ata largohen, bashkoni sërish gishtat.
Së fundmi prova për të ndarë gishtat e unazës (gishti i katërt) do të përpiqeni për ti ndarë por do të habiteni kur të vini re se nuk jeni dot në gjendje për ti ndarë.
Sic shkrauan indeksonline, kjo është për shkak të fatit që një çift është i destinuar që të jenë së bashku deri në ditën e fundit të jetës së tyre, dhe kjo është arsyeja pse unaza mbahet në gishtin e katërt…